Skip Ribbon Commands
Skip to main content

RRBSHZ | Ballina
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër

Shkurt mbi RRBSHZ

 

Inaugurimi 

Viteve të fundit në Diasporë, e sidomos në Zvicër janë themeluar shumë kompani të fuqishme nga afaristë shqiptarë. 

Sukseset dhe arritjet e kompanive dhe bizneseve shqiptare janë evidente dhe për mburrje. 

Por, unifikimi dhe fuqizimi në një shoqatë të përbashkët ishte i domosdoshëm, qoftë për vetë kompanitë apo edhe për komunitetin shqiptarë në Zvicër. 

Diaspora shqiptare gjithmonë ka pasur veprimtarë dhe ideatorë të projekteve të mëdha në të mirë të kombit. 

Në Zvicër për herë të parë shqiptarët ngritën dhe themeluan edhe një institucion të rëndësishëm, një urë mes bizneseve në diasporë dhe vendlindjes .

Në vitin 2012, Skender Thaçi si ideator i projektit për themelimin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër bashkërisht me Naser Mustafën, të ndihmuar dhe përkrahur edhe nga Nazmi Jakurti filluan punën, bën përgatitjet një vjeçare dhe unifikuan bizneset shqiptare në Diasporë. 

Me datë 9 Mars të vitit 2013 në kryeqytetin e Zvicrës në Bernë u vendosen themelet dhe u krijua Rrejti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, dhe u zgjodh edhe kryesia e RRBSHZ-së.  

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër si një ide fisnike me interes ekonomik kombëtar, shërbeu edhe si model për Ministrin e Diasporës së Republikës së Kosovës ku më pas në të gjitha vendet botës ku veprojnë shqiptarët u krijuan Rrjete të Bizneseve Shqiptare.  

Falë interesit, vullnetit dhe përkushtimit të Ministrisë së Diasporës së Kosovës dhe gatishmërisë reciproke të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare, në dhjetor të vitit 2014 u themelua edhe Unioni Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, ku u zgjodh edhe kryesia e këtij Unioni. 

RRBSHZ shërben si organizatë ombrellë e gjithë bizneseve të shqiptarëve në Zvicër.

.

Kryesia 

Përbëhet prej ​13 anëtarëve prej fushave të ndryshme të biznesit në fillim e udhëhequr më parë nga z.Fehmi Fetahi, prej prillit 2015 nga z.Naser Mustafa.

Strategjia

Të ndihmoj në forcimin e mardhënjeve ndërmjet bizneseve në Kosovë e vendet tjera amë dhe Diasporë.

 Të shërbej si organizatë ombrellë e gjithë bizneseve në Diasporë dhe Zvicër.

 Të krijoj ura të reja komunikimi mes bizneseve dhe të loboj për politika më të favorshme investuese ne Kosovë​.

Qëllimet

​Të lidhet ngushtë me organizatat zvicrane që ofrojnë këshilla për biznese e afaristë të interesuar për të investuar në Kosovë.

Të punoj ngusht me Unionin e Bizneseve të Diasporës si pjesë e tij, si dhe me partnerët si: Oda ekonomike, IPAK etj.

Të organizoj takime B2B me homologët nga Kosova.

 Të nxitë, promovoj trajnimin e afaristëve të ri nga vendet amë në diasporë

Detyrat

Të ndërtoj një program/ mekanizëm për transferin e njohurive dhe përvojave nga diaspora dhe Kosova.

 Të punoj ngushtë me institucionet në Kosovë për krijimin e politikave favorizuese për investitorët nga diaspora.

 Të lansoj një program praktik për të rinjtë nga Kosova në Zvicër dhe anasjelltas.

 Të lansoj një program për kredi për projektidetë më të mira nga diaspora për të investuar në Kosovë e vendet tjera amë.

Përshtypje nga veprimtaritë të RRBSHZ


IMG_20193.jpg  

Njëra nga mbledhjet e rregullta mujore të Kryesisë së RRBSHZ


Prerja e Shiritit së bashku me Ministreshen Bajrami dhe Ministrin Memli Krasniqi​
 ​

IMG_20 03.2jpg.jpg

Nënshkrimi i Memorandumit me OEK Kosovës 
Kryetari i OEK S.Gërxhaliu dhe Kryetari i RBSHZ F. Fetahu

IMG_20 03.3pg.jpg

Nënshkrimi i Memorandumit me IPAK
Kryeshefi exekutiv Valdin Lluka me Drejtorin e RBSHZ Fehmi Fetahi​


Antarësimi në Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër

 

Në emër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër ftoheni  përzemërsisht
të jepni kontributin tuaj aktiv duke u bë pjesë e këtij Rrjeti.

Me kënaqësi ju njoftojmë që RRBSHZ ështe që nga 18 Maji 2014 pjesë e

                   - Unionit Global të Bizneseve Shqiptare


                         
                           

                       Përfitoni edhe ju nga ky fuqizim !

Qëllimi ynë është të krjojmë, bashkojmë e forcojmë lidhjen ndërmjet Diasporës
Shqiptare në Zvicër. dhe Vendeve Amë. Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër
mëton të vendos baza të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve në Vendet Amë dhe diasporë, 
të krijoj mundësi për investime të përbashkëta në Kosovë, si dhe bashkëpunim me
qëllim të zhvillimit dhe avancimit të sektorit privat në Kosovë.

Për më shumë lexone në faqen tone, Ngjarje: 

"Deklaratën e themelimit të Unionit të rrjeteve të bizneseve të diasporës mbarëshqiptare"

Ju falënderoj për antarësimin tuaj, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe ju mirëpresim si Anëtarë të ri të Rrjetit.

Sinqerisht,

Kryesia e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër